Sport

Martinez zyrtarizohet në krye të Portugalisë

Roberto Martinez është selektor i ri i Përfaqësueses së Portugalisë. Emërimi i Martinezit është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Portugalisë, por detajet e marrëveshjes nuk janë të ditura.

Martinez në këtë post ka zëvendësuar Fernando Santosin, i cili u largua pas Kupës së Botës “Katari 2022”, ku Portugalia u eliminua në çerekfinale.

Martinez prej vitit 2016 deri në muajin e shkuar ka qenë selektor i Belgjikës, por pas dështimit në turneun e Katarit u largua nga ky post. Belgjika u eliminua në fazën e grupeve.