Sport

Xhudoja me emra të rinj e synime të njëjta – të mëdha

 

Nora Gjakova ka munguar gati tërë vitin e kaluar. Iu nënshtrua një operimi në krah dhe garoi për herë të parë në fund të tetorit. Fitoi dy medalje të rëndësishme, ndërsa shumë më tepër pret gjatë këtij viti.

Kampionia olimpike synon të gjejë ritmin në vitin e fundit para Lojërave Olimpike “Parisi 2024”. Në fakt jo vetëm për Norën 2023-a është vit i rëndësishëm. I tillë vlerësohet për gjithë ekipin e Kosovës në xhudo, dukshëm më të mirin në vend.