2 perditesime
21:36

Muriqi shkëlqen me asistim e gol të shënuar

Vedat Muriqi ka regjistruar një asistim e një gol në ndeshjen e fundit me skuadrën e Mallorcas.

Mallorca të mërkurën mbrëma e eliminoi nga Kupa e Mbretit skuadrën e rangut të tretë të futbollit spanjoll, Pontevedran, pasi fitoi me rezultatin 2:0 si mysafir. Në të dy golat, protagonist ishte Muriqi dhe sulmuesi tjetër, Abdon Prats. Prats i asistuar nga Muriqi, shënoi në vazhdime në minutën e 97-të.

Muriqi shënoi vetë më pas në minutën e 104-t. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të. Koha e rregullt u mbyll 0:0. Mallorca tani do të luajë në fazën e 1/8 së Kupës së Mbretit.

21:19

Nuk ndalet Muriqi, tani shënon

Pas asistimit në golin e epërsisë së Mallorcas ndaj Pontevedras në 1/16 e Kupës së Mbretit në Spanjë, Vedat Muriqi tani ka dyfishuar epërsinë me gol të shënuar.

Sulmuesi i Kosovës realizoi një minutë para se të mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve.

U asistua nga Pratsi.

21:12

Muriqi asiston, Mallorca në epërsi

Vedat Muriqi ka asistuar në golin e epërsisë për Mallorcan në Kupën e Mbretit. Muriqi në minutën e 97-të asistoi për sulmuesin Abdon Prats, ndërsa Mallorca po udhëheqë në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Mbretit në Spanjë.

Mallorca është në epërsi prej një goli si mysafire e skuadrës Pontevedra.

Pontevedra është skuadër që bën gara në rangun e tretë të futbollit spanjoll.

Koha e rregullt u mbyll 0:0, ndërsa sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.