Trajneri kosovar, Shefki Kuqi, është shkarkuar nga skuadra finlandeze, Inter Turku, ka bërë të ditur të enjten kryetari i klubit elitar të Finlandës, Board Stefan Hakans.
"Nuk është e lehtë dhe e mirë të ndërrohet trajneri. Bordi i klubit nuk kishte më besim në Shefki Kuqin dhe nuk na mbeti zgjidhje tjetër", ka thënë Hakans për uebfaqen zyrtare të klubit, transmeton Koha Ditore.
Rolin e trajnerit të parë do ta marrë ndihmësi i Kuqit, italiani Fabrizio Piccarreta. Kuqi 40-vjeçar u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Inter Turku zë vendin e tetë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara me 24 pikë.