Legjenda e futbollit anglez, Sir Geoff Hurst, ka nderuar Pelen përmes një postimi në Twitter.
Hurst, që fitoi Kupën e Botës 1996, ka shkruar se Pele mbetet më i madhi i të gjitha kohërave.
“Kam aq shumë kujtime të Peles, pa dyshim futbollistit më të mirë ndaj të cilit kam luajtur. Për mua Pele mbetet më i madhi i të gjitha kohërave dhe ishte krenari të jem në fushë me të. Pusho në paqe Pele dhe faleminderit”, ka shkruar Hurst.