Sport

Mourinho refuzon Portugalinë

Jose Mourinho nuk do të jetë trajner i Përfaqësueses së Portugalisë. E përditshmja portugeze “Record” ka bërë të ditur të martën se Mourinho ka refuzuar ofertën e Federatës së Futbollit të Portugalisë.

Mësohet se Mourinho është i vendosur të mbetet në krye të Romës të paktën deri në fund të këtij sezoni. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024, ndërsa te Portugalia shihej si zëvendësim ideal për Fernando Santosin e larguar.

Portugalia është në kërkim të një trajneri të ri pas dështimit në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku u eliminua në çerekfinale nga Maroku.

Mourinho është trajneri i Romës prej vitit të shkuar, ndërsa ka drejtuar edhe Tottenhamin, Manchester Unitedin, Chelsean, Real Madridin, Interin e Porton.