Sport

Për paraqitjen e Jasharit në Botëror, Luzerni përfiton 208 mijë franga zvicerane

Skuadrat që kanë pasur lojtarë në Kupën e Botës në futboll do të marrin shpërblime të majme nga FIFA, ka njoftuar “Blick”.

Ardon Jashari ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës që përfundoi para një jave. Dhe nga paraqitja e Jasharit në Botëror, skuadra e tij, Luzerni, do të përfitojë plot 208 mijë franga zvicerane (208 mijë euro).

Jashari ka debutuar në Botëror, në ndeshjen ndaj Portugalisë. Për çdo ditë të kaluar në Botëror nga lojtarët, FIFA shpërblen klubet.