Marcus Thuram mund të largohet nga Borussia Moenchengladbachu në afatin kalimtar të janarit, pasi klubi gjerman tashmë ia ka caktuar çmimin francezit. Për kartonin e Thuramit, Gladbachu po kërkon 10 milionë euro, ka shkruar “Kicker të dielën.
Mësohet se Gladbachu e ka nxjerrë në shitje Thuramin, i cili në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë. 25-vjeçari tashmë ka tërhequr interesimin e disa skuadrave të mëdha të Evropës, kryesisht nga Italia ku po kërkohet nga Juventusi e Interi.
Ai është pjesë e Gladbachut prej vitit 2019, ndërsa luajti edhe për Francën në Kupën e Botës “Katari 2022”. Thuram ka dhjetë gola e tri asistime këtë edicion në kampionatin gjerman.