Sport

Guardiola thotë se Kalvin Phillips u kthye me kilogramë të tepërt nga Botërori

Pep Guardiola

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Anglisë, Kalvin Phillips është kritikuar nga trajneri Pep Guardiola pasi është kthyer nga Kupa e Botës jashtë formës.

Phillips nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen e luajtur ndaj Liverpoolit, ndërsa Guardiola ka theksuar se kjo ndodhi pasi mesfushori nuk ishte në formë për të luajtur.

“Ai nuk është i lënduar. Ai erdhi me peshë të tepërt. Nuk e di pse. Nuk erdhi në gjendje për të zhvilluar stërvitje dhe për të luajtur”, ka thënë Guardiola.

“Kur ai të jetë gati, do të luaj. Ne kemi nevojë për të, na duhet shumë”, ka vazhduar trajneri i Cityt.