Anthony Davis e ka të lënduar këmbën e djathtë, ka konfirmuar Los Angeles Lakers të premten mbrëma.
Davis do të mungojë për ndeshjen e katërt rresht.
Më vonë, Lakersi do të përballet me Charlotte Hornetsin.
Davis u lëndua javën e kaluar gjatë fitores kundër Denverit.
Skuadra e tij nuk ka dhënë sqarime për natyrën e lëndimit të Davisit apo për kohën e rikthimit të tij.
Në fakt, qendra e Lakersit ka munguar më shumë se në gjysmën e ndeshjeve të Lakersit për shkak të telasheve të ndryshme të lëndimeve përgjatë dy sezoneve të kaluara.
Lakersi sivjet ka fituar 10-të nga 16-të ndeshjet me Davisin në formacion.
Ai ka mesatare prej 27.4 pikëve dhe 12.1 kërcimeve për ndeshje këtë sezon. Po e kalon edicionin më të mirë me kalifornianët.
Ka kontribuuar po ashtu edhe me 2.6 asistime dhe 2.1 bllokada për ndeshje.