Kupa e Botës në Katar përfundoi të dielën me fitoren e Argjentinës ndaj Francës. Kampionati Botëror për lojtarët zgjati katër javë dhe ishte kohë e mjaftueshme për futbollistët e shumtë të bëjnë diçka edhe për imazhin e tyre në rrjetet sociale. Tani është e qartë, ky plan funksionoi për shumë lojtarë.
Jo vetëm yjet e mëdhenj Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe disa të tjerë bën përparim në Instagram.
Platforma “Wettbasis” krahasoi profilet në Instagram të të gjithë lojtarëve para dhe pas Botërorit.
Për lojtarët individual pati edhe një rritje mbi 9.000 %. Në top 15-shen e lojtarëve që kanë fituar më së shumti ndjekës në përqindje është edhe Ardon Jashari.
Ai bëri vetëm një paraqitje të shkurtër në humbjen 6:1 nga Portugalia, por në fund numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit 335%, ndoshta për shkak të paraqitjes së tij me Granit Xhakën pas fitores 3:2 ndaj Serbisë.
Kapiteni i Zvicrës u paraqit me fanellën e kapitenit të Luzernit. Jashari është i vetmi futbollist që figuron në top listën që kanë pasur rritje të ndjekësve në rrjetet sociale. Messi përfitoi 25 milionë ndjekës të rinj, ndërsa Ronaldo 22 milionë.