Sport

UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi

 

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka vendosur që Bjellorusia ta luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë, në stadiumin "Karagjorgje". Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës. Kjo do të thotë se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.

Bjellorusia është nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër.