Pesidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al-Misehal ka ambicie që përfaqësuesja e vendit të tij të hyjë në “top 20” të renditjes botërore të FIFA-s.
Al Misehal përshëndeti organizimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.
Arabia Saudite shkaktoi befasinë më të madhe në Kupën e Botës duke mposhtur Argjentinën, fituesen e Kupës së Botës me rezultatin 2:1 në ndeshjen e tyre hapëse të grupit.
“Ne kemi mbështetje të madhe nga udhëheqja e vendit, ministria e sportit dhe mendoj se na janë dhënë të gjitha mjetet që mund të na mundësojnë të përparojmë dhe të zhvillojmë lojën. Ne kemi nisur strategjinë tonë gati dy vjet më parë dhe synojmë për t’u bërë një nga 20 ekipet përfaqësuese më të mira në renditjen e FIFA-s”, ka thënë Al Misehal, raporton të mërkurën AP.