Sport

Nora Gjakova, e pesta në Masters

 

Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem. Në luftë për medalje të bronztë, Nora pësoi nga Mimi Huh e Koresë së Jugut. Lufta ishte e forta dhe taktike, ndërsa fare në fund Huh erdhi te fitorja.

Nora ka garuar në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa renditet e pesta. Ka fituar 648 pikë në ranglistën botërore.