Sport

Seleksionuesi i Kosovës krenar me Francën

Seleksionuesi i Kosovës, Alain Giresse është krenar me Francën.

Giresse si lojtar e ka fituar vendin e tretë me Francën në Kupën e Botës të vitit 1986.

“Duke marrë parasysh gjithçka që ndodhi rreth kësaj skuadre, dëmtimet dhe gjërat tjera, mendoj se mund të jemi krenar. Mund të krenohemi sepse pati një reagim edhe pse ishte duke pësuar nga Argjentina. Nuk pati dorëzim, kështu që ne mund të jemi krenar dhe pozitiv. Pra, le të jemi pozitiv dhe të kemi krenari”, ka thënë Giresse për një medium francez ku edhe ka qenë analist i rregullt gjatë Botërorit në Katar. Argjentina fitoi titullin e tretë, ndërsa Franca doli nënkampione.