Sport

Tottenhami në garë për Gvardiolin

Pas Chelseat edhe skuadra e Tottenhamit është futur në garë për mbrojtësin Joshko Gvariol, njofton të hënën “Daily Mail”.

Mësohet se Tottenhami po shpreson ta mposhtë konkurrencën e Chelseat për kroatin, të cilin po synon ta transferojë muajin e ardhshëm.

Tottenhami po përgatit ofertën për ta bindur Leipzigun në lirimin e 20-vjeçarit, i cili ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2027.

Gvardiol ishte pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar. Në shtatë ndeshje të luajtura në këtë turne, në të cilin Kroacia u rendit e treta, Gvardiol ka shënuar edhe një gol.