Tifozët e Kupës së Botës kanë kritikuar cilësinë e fushës në stadiumin “Lusail” në Katar, ku po luhet finalja në mes të Argjentinës dhe Francës.
Mediumet raportojnë se në portën ku ishte vendosur në pjesën e parë portieri i Francës, Hugo Lloris, një pjesë është mbuluar me bari sintetik.