Përfaqësuesja e Kroacisë në futboll sot kthehet në shtëpi pas suksesit në Botërorin e Katarit. Vetëm pas orës 17:00 futbollistët kroatë do të jenë në Zagreb.
Por sheshi ku do të bëhet pritja solemne, tashmë është mbushur me shikues, shkruan “index.hr”.
Kroatët i janë gëzuar shumë medaljes së bronztë në Botërorin e Katarit. Festa ishte emocionale dhe e zjarrtë.
Media të ndryshme të huaja kanë shprehur habinë për festën e madhe të kroatëve për vendin e tretë.
Kroacia për herë të tretë ka fituar medaljen e bronztë. Në Botërorin e kaluar ishte e dyta.