Ish-sulmuesi i Argjentinës, Gabriel Batistuta, ka folur për Lionel Messin dhe statistikat të cilat ai mund t’i thyejë të dielën.
Batistuta i është gëzuar sukseseve të yllit argjentinas, ndërsa beson se Argjentina mund ta ngre lartë trofeun e Botërorit.
“Kam qenë i lumtur pasi rekordin deri vonë e mbaja i vetëm”, ka thëën 53-vjeçari për të përditshmen argjentinase “Clarin”.
Deri në gjysmëfinale kundër Kroacisë, Batistuta dhe Messi kishin nga 10-të gola të realizuar. Messi me shënimin nga penalltia në fitoren 3:0 ndaj kroatëve, e ka kaluar atë me një gol më shumë të realizuar. “Leo e meriton. Nëse dikush është në majë të futbollit, është ai”, është shprehur Batistuta, i cili golat në Botëror i kishte realizuar nga viti 1994 deri në vitin 2002.
“Unë jam ndarë shumë i lumtur që ai theu rekordin. Kam menduar se ai do të ishte më mirë i mbuluar në Botëror, por ai po luan si 20-vjeçar. Ndoshta se është i uritur për këtë trofe. Kjo gjë i duhet futbollit dhe Leo është udhëheqës i gjithë skuadrës”, theksoi “Batigol”, që është i bindur në triumfin e Argjentinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.