Sport

Diskutim interesant mes Amrabatit e Giroudit në gjysmëfinale

Sofyan Amrabat ka bërë të ditur se i është lutur Olivier Giroudit që të mos e përcjellë vazhdimisht në fushë në ndeshjen gjysmëfinale mes Marokut dhe Francës.

Mesfushori i Fiorentinës tha se i ka thënë sulmuesit të Milanit “vetëm ndalu”, pasi francezi e përcillte marokenin kudo në fushë.

Më pas ka treguar se Giroud i ka thënë atij se ashtu i është kërkuar para këtij dueli, të cilin Franca e fitoi 2:0.

“Ata i lanë qendërmbrojtësit tanë të vetmuar. Sulmuesi Olivier Giroud më përcillte mua kudo që shkoja në mesfushë”, ka thënë mesfushori për mediumin “NOS” pas ndeshjes.