Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpërndau pica më parë, por luajti në gjysmëfinale me Francën

Youssouf Fofana si 14-vjeçar kishte shpërndarë pica për ta jetësuar ëndrrën në futboll, pra për të fituar para.

Ai nuk ishte pranuar në një kamp të organizuar nga Federata e Futbollit të Francës, por të mërkurën, kompletoi ndeshjen ndaj Marokut në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është çmenduri. Nuk kemi kohë ta kuptojmë ende këtë, por familjet tona po e shijojnë një gjë të tillë. E kemi edhe një ndeshje të dielën e pastaj do të festojmë. Nuk e kam ditur nëse është ndeshje e grupit apo çfarë. Kundër Argjentinës duhet të jemi të koncentruar nga fillimi. Nuk ka ndeshje të lehtë nëse dëshiron ta fitosh Kupën e Botës. Jemi shumë të uritur për të triumfuar”, është shprehur Fofana për “TF1”.