Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur të mbështetet në pesë legjenda të futbollit gjerman, për t’i harruar sa më shpejtë dy eliminimet e fazës grupore në Kupë të Botës.
Gjermania si nikoqire e Kampionatit Evropian, tani ka dy vjet për t’u përgatitur për turne.
Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Bernd Neuendorf, ka vendosur të mbështetet në një grup këshilltarësh, që përbëhet nga Karl-Heinz Rumennige, Rudi Voller, Oliver Kahn, Mathias Sammer dhe Oliver Mintzlaff.
Hansi Flick u konfirmua si përzgjedhës, ndërsa menaxheri i ekipit, Oliver Bierhoff, ka dhënë dorëheqje, duke u larguar pas 18 vjetësh.