Sport

Benzema mund të kthehet nëse Franca siguron finalen

 

Ishte një tronditje e madhe për Francën që humbi pak para fillimit të Kupës së Botës fituesin e “Topit të Artë”, Karim Benzeman.

Ai u largua nga kampi përgatitor i Francës për shkak të një lëndimi të muskulit. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se Benzema mund të rikthehet në Doha nëse francezët kualifikohen në finale.