Paulo Bento i ka dhënë një lamtumirë emocionale Koresë së Jugut, duke i quajtur katër vitet e tij si trajner i ekipit një “eksperiencë të bukur që nuk do ta harroj kurrë”.
Ish-mesfushori portugez i çoi koreanët në 1/8 e finales e Kupës së Botës në Katar, ku u mundën 4:1 nga Brazili javën e kaluar. 53-vjeçari tha menjëherë pas kësaj ndeshjeje se ai nuk do të qëndronte si trajner.
“Unë jam veçanërisht mirënjohës për të gjithë lojtarët, për shkak të profesionalizmit të tyre, etikës së punës dhe sjelljes së tyre”, tha Bento në konferencën e fundit.
Ai falënderoj të gjithë për respektin, ndërsa Koreja e Jugut në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do ta emërojë zëvendësin e tij.
“Më dhanë mundësinë të kem një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Personalisht nuk kam fjalë t’ju falënderoj të gjithëve për respektin, dashurinë dhe mbështetjen që treguat gjatë kësaj eksperience të mrekullueshme”, ka shtuar Bento.