Sport

Edhe një e arritur e Messit

Me golin ndaj Kroacisë, Lionel Messi është bërë lojtari i gjashtë në histori të Kupës së Botës që ka shënuar në një të tetën e finales, në çerekfinale dhe në gjysmëfinale në një edicion të Kupës së Botës.

Para tij këtë e kanë arritur Salvatore Schillaci (1990), Roberto Baggio (1994), Hristo Stoichkov (1994), Davor Shuker (1998) dhe Wesley Sneijder (2010).