Sport

Deschamps synon ta thyejë mbrojtjen marokene

 

Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka quajtur mbrojtjen e Marokut si repartin më të mirë në këtë Kampionat Botëror.

Këtë vlerësim, Deschamps e ka bërë të martën, një ditë para ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut. Maroku ka pranuar vetëm një gol deri më tani në turneun e Katarit dhe ai ishte autogol i shënuar në fitoren 2:1 ndaj Kanadasë në fazën e grupeve.