Sport

Southgate po e konsideron largimin nga Anglia

Gareth Southgate po e konsideron largimin e tij nga posti i trajnerit të Anglisë, ka shkruar “Sky Sports” të hënën. Southgate i ka bërë me dije federatës angleze se brenda një kohe të shkurtër do të marrë vendim nëse do ta vazhdojë punën te Anglia apo do të largohet.

Në fakt, ky vendim i Southgatet ka ardhur pak ditë pas eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës “Katari 2022”.

Anglia u eliminua në çerekfinale të Botërorit, pasi u mposht 2:1 nga Franca. Southgate ka 18 muaj që është në krye të Anglisë, ndërsa kontrata e tij i skadon në dhjetor të vitit 2024. Në rast të largimit të Southgatet, tek Anglia kanë tre emra gati, me të cilët do t’i nisin negociatat për postin e trajnerit.

I pari është trajneri aktual i Leicesterit, Brendan Rodgers, ndërsa në listë janë përfshirë edhe Thomas Tuchel e Mauricio Pochettino. Këta dy të fundit, aktualisht janë të papunë.