Sport

Kelmendi: Dy prokurorë ishin në palestër, do të hetohet për të përfshirët

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë për KOHËN që rasti i dhunës në ndeshjen e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të hetohet me seriozitet maksimal.

Kelmendi është edhe kryetar i Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport. Ai ka treguar se dy prokurorë ishin në ndeshjen e basketbollit.

“Dy prokurorë ishin në vendin e ngjarjes dhe bashkë me policinë jemi duke i kryer hetimet. Nuk mund të flas për identifikimin e pjesëmarrësve pasi është ende herët. Por jemi duke punuar me seriozitetin më të lartë. Nesër ka mbledhje Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport dhe do të dalim me qëndrim zyrtar”, ka thënë Kelmendi për KOHËN.