Sport

Henderson: Mendoj se dhamë gjithçka

FOTO: AP
 

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, ka thënë pas ndeshjes se është e vështirë të zgjedhën fjalët për t’u thënë pas disfatës dhe eliminimit nga Franca.

“Mendoj se dhamë gjithçka. Mendoj se karakteri jonë për të shkuar para dhe të gjejmë golin e barazimit ishte e mirë. E dimë se sa penallti ka shënuar Harry Kane për ne. Se sa gola ka kontribuuar për ne. Ai do të jetë i fortë për kohë të gjatë. Ai është sulmues i klasit botëror dhe është kapiteni jonë”, tha Henderson.