Anglia dhe Franca kanë publikuar formacionet zyrtare të duelit të fundit çerekfinal të Kupës së Botës, që fillon nga ora 20:00.
Si trajneri anglez Gareth Southgate, ashtu edhe Didier Deschamps, kanë vendosur të futen në këtë ndeshje me 11-shen e njëjtë sikur në ndeshjet paraprake.
Anglia starton me Jordan Pickfordin në portë. Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire e Luke Shaw është rreshtimi në mbrojtje.
Në mesfushë luan Declan Rice, Jordan Henderson dhe Jude Bellingham. Sulmi përbëhet nga Bukayo Saka, Harry Kane e Phil Foden.
Te Franca në portë është Hugo Lloris. Para tij luajnë Jules Kounde, Raphael Varane, Dayot Upamecano e Theo Hernandez.
Para mbrojtjes luajnë Aurielin Tchouameni e Adrien Rabiot. Ndërsa Ousmane Dembele, Antoine Griezmann e Kylian Mbappe do ta ndihmojnë Olivier Giroudin në sulm.
Fituesi i kësaj ndeshje luan me Marokun në gjysmëfinale.