Sport

Tjetër pensionim te Brazili

Thiago Silva ka lënë të kuptohet se do të pensionohet para Kupës së Botës 2026, por ka shtuar se do të kishte dëshirë që ende të jetë i përfshirë në skuadrën braziliane.

Silva pati paraqitje të mirë në Kupë të Botës, por ishte partneri i tij në mbrojtje, Marquinhos, që devijoi topin në golin e barazimit ndaj Kroacisë, e më pas e humbi penalltinë vendimtare.

“Është e vështirë. Kam kaluar nëpër dëshpërime në jetën time dhe kur humb diçka të rëndësishme, dhemb shumë. Duhet ta ngremë kokën lartë e të vazhdojmë. Nuk kemi alternativë tjetër. Për fat të keq, si lojtar, nuk do të jem në gjendje ta ngre lartë këtë trofe. Kush e di, në të ardhmen mund të jem i përfshirë në skuadër me një rol tjetër”, ka thënë kapiteni i Brazilit.

Silva në Botërorin e ardhshëm do të jetë rreth moshës 42-vjeçare.