Sport

Maroku shkruan histori, dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldon

FOTO: AP
 

Afrika më në fund e ka një skuadër në gjysmëfinale të Kupës së Botës, njësoj si bota arabe.

Maroku dhuroi një tjetër moment shkëlqimi në historinë afër 100-vjeçare të turneut më të madh të futbollit, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Portugalinë e tij 1:0 të shtunën, në një tjetër rezultat shokues në Kupën e Botës që për herë të parë mbahet në Lindjen e Mesme.