Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, është larguar nga Përfaqësuesja e Brazilit pas eliminimit befasues nga Kroacia të premten.
Tite e konfirmoi largimin në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Brazili të premten u mposht nga Kroacia në penallti, 4:2, duke u eliminuar në çerekfinale të Botërorit.
Tite në krye të Brazilit erdhi në vitin 2016.