Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, ka folur për shkrimin e një historie tjetër në Kupën e Botës, derisa skuadra e tij po përgatitet për çerekfinalen ndaj Portugalisë të shtunën.
Maroku eliminoi Spanjën në një të tetën e finales.
Nëse shkon në gjysmëfinale, do të ishte hera e parë për një skuadër arabe që arrin deri në këtë fazë të garës.
“Është çerekfinale dhe sa më shumë që shkon tutje në turne aq më të vështira bëhen ndeshjet. Do të luajmë me një prej skuadrave më të mira në botë. Ne e dimë se do ta kemi vështirë, por të vështira ishin edhe ndeshjet me Spanjën, Belgjikën e Kroacinë. Askush nuk na priti në një të tetën e finales apo në çerekfinale. Duhet të luajmë një tjetër ndeshje për ta vazhduar historinë dhe jemi 100% të gatshëm për këtë sfidë. Detajet do të jenë vendimtare”, theksoi Regragui