Sport

Historia interesante e pseudonimit Tite të trajnerit të Brazilit

Emri i tij i vërtetë është Adenor Leonardo Bacchi, por trajneri që është në krye të Brazilit njihet me pseudonimin Tite.

Ndryshe nga shumica e brazilianëve, pseudonimi i të cilëve rrejdh nga një prej emrave, Tite e mori atë falë një gabimi të paraardhësit të tij legjendar.

Luiz Felipe Scolari është trajneri i fundit që e ka fituar titullin e botës me Brazilin dhe atë në vitin 2002. Scolari ishte mësues i edukatës fizike në shkollën ku mësonte Bacchi (Tite) dhe gjatë një ndeshjeje kundër një shkolle, ai vuri re një djalë me flokë kaçurrela, i cili i bëri përshtypje.

Ai mendoi se djaloshi ishte Altemir Gauer, i cili quhej Tite, por e kishte gabim. Kështu që, Scolari e thirri Bacchin “Tite, Tite” gjatë asaj ndeshjeje dhe prej atij momenti trajneri aktual i Brazilit njihet me këtë pseudonim.

Scolari e rekomandoi Titen te klubi i tij, Caxias dhe kështu nisi karriera futbollistike e trajnerit brazilian.