Sport

Deschamps: Anglia nuk ka dobësi

 

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka pranuar se Anglia nuk ka dobësi, por ka paralajmëruar se Kylian Mbappe mund ta bëjë dallimin në këtë ndeshje. Franca dhe Anglia, do të përballen në çerekfinale të Kupës së Botës, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

“Anglia nuk ka dobësi dhe po ashtu do të jetë e gatshme për të na bërë ballë, pasi i ka parë katër ndeshjet tona në turne”, ka shtuar Deschamps, përpara se të flet për Mbappen, i cili është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës me pesë gola të realizuara.