Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për deklaratën e Angel Di Marias, i cili kishte theksuar se ai është trajneri më i dobët me të cilin kishte punuar. Këtë deklaratë, Di Maria e kishte dhënë në shtator të vitit 2021.
Van Gaal dhe Di Maria do të përballen me njëri-tjetrin të premten kur Holanda do të luajë kundër Argjentinës në çerekfinale.
“Di Maria më ka quajtur si trajnerin më të dobët që ka pasur? Ai është një nga pak futbollistë që e ndajnë të njëjtin mendim. Më vjen keq për këtë dhe jam prekur kur e kam dëgjuar. Edhe Memphisi ishte përballur me këtë po ashtu në Manchester, dhe tani e puthim njëri-tjetrin në gojë”, ka thënë Van Gaal duke qeshur.
Van Gaal është i pamposhtur në 11 ndeshje në Kupën e Botës si përzgjedhës me tetë fitore e tri barazime.