Rreth 90 mijë ulëse ka stadiumi “Lusail”, por vetëm 1400 tifozë do ta përkrahin nga tribunat Holandën kundër Argjentinës në çerekfinale të Kupës së Botës.
Federata e Futbollit të Holandës njoftoi se 1000 bileta ka shitur për tifozët e saj për ndeshjen e së premtes dhe gjithashtu 400 kanë blerë nga FIFA në ditën e fundit të shitjes së biletave, raporton “Bild” të enjten.
Ndeshja Holandë – Argjentinë luhet të premten nga ora 20:00