Mesfushori me prejardhje shqiptare i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se do ta harrojë Kupën e Botës pasi përgatitet të rikthehet me Arsenalin, me të cilin po kalonin në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
Zviceranët u mundën 6-1 nga Portugalia në 1/16 të martën mbrëma dhe u eliminuan.
Xhaka zbuloi se do të udhëtojë nga Doha në Dubai për t'u bashkangjitur me kampin stërvitor të Arsenalit në mes të sezonit.
“Sigurisht, emocionalisht nuk është e lehtë. Por kjo është pjesë e biznesit tonë, pjesë e futbollit”, ka thënë Xhaka.
“Duhet të rikuperoheni mirë. Premier League është duke pritur dhe, natyrisht, doja të isha këtu më gjatë se kaq. Por ne e humbëm ndeshjen dje dhe jam i lumtur që kthehem tani me ekipin”, shtoi Xhaka.
“Unë po kthehem në Dubai, po kthehem te ekipi, po kthehem në stërvitje dhe po përpiqem të harroj Botërorin”, u shpreh kapiteni i Zvicrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.