Edhe pse Kupa e Botës në Katar është ende në zhvillim e sipër, FIFA tashmë po mendon për edicionin e ardhshëm. Në vitin 2026 turneu i Botërorit do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Numri i pjesëmarrësve do të rritet nga 32 në 48.
Kjo gjithashtu do të ndryshojë modalitetin. Ishte planifikuar që përfaqësueset të ndaheshin në 16 grupe me nga tre ekipe. Megjithatë, mund të ndodhë që të dyja ekipet të bien dakord për një rezultat në ditën e fundit të lojës, në mënyrë që të dyja të avancojnë tutje.
Pjesëmarrësi i tretë do të ishte i pafuqishëm. FIFA, siç shkruan “Blick” e ka vërejtur mundësinë e kalkulimit.
Këshilltari i FIFA-s, Arsene Wenger tani ka paraqitur dy alternativa.
E para do të ishte mbajtja e modaliteteti të paraqitur - 12 grupe me nga katër përfaqësuese. Përveç vendit të parë dhe të dytë në grup, do të avanconin edhe tetë të tretët më të mirë. Ideja e dytë do të ishte një risi. Në vend të një turneu të madh, pjesëmarrësit do të ndahen në d grupe me nga 24 përfaqësuese. Dy fituesit e grupeve do ta nxirrnin kampionin e Botës në një finale të madhe. Vendimi përfundimtar për modalitetin do të vendoset nga Këshilli i FIFA-s në vitin e ardhshëm.