Sport

Arnoldi do të mbesë në krye të Australisë

 

Graham Arnold pritet ta vazhdojë punën e tij si trajner i Australisë, përkundër eliminimit në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Janë futbollistët e Australisë që po duan që Arnold të mbetet në krye të ekipit pas paraqitjeve të mira në turneun e Katarit.

Australia, u eliminua në 1/8 e finales nga Argjentina, ndërsa në katër ndeshje të luajtura në Botëror, regjistroi dy fitore e po aq humbje.