Me epërsinë bindëse të krijuar në pjesën e parë, Brazili ka pasur mundësinë të aktivizojë lojtarë rezervistë në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.
Selektori Tite ka shfrytëzuar maksimalisht mundësinë dhe tashmë të gjithë 26 lojtarët e Brazilit kanë luajtur në Katar.
Tite e kishte shfrytëzuar edhe ndeshjen me Kamerunin për të aktivizuar lojtarët me më pak hapësirë. Kjo shihet si shenjë për ekipin e bashkuar të Brazilit, që është favorit në Botëror.
Brazili është bërë përfaqësuesja e parë në histori të Kupës së Botës që i ka shfrytëzuar 26 lojtarë në një edicion të Botërorit.