Sport

Neymari kthehet në përbërje, titullar ndaj Koresë së Jugut

Sulmuesi Neymar është kthyer në përbërjen e parë të Përfaqësueses së Brazilit. Ai është titullar kundër Koresë së Jugut, ndeshje që i takon 1/8 së finales dhe nis në orën 20:00.

Neymar është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen hapëse të Brazilit dhe ishte i detyruar të pauzonte në dy duelet tjera të fazës së grupeve.

Po ashtu, Brazilit për ndeshjen me Korenë e Jugut i është kthyer edhe mbrojtësi Danilo, i cili mungoi në ndeshjen e fundit shkaku i lëndimit. Në portë të Brazili është Alisson Becker, ndërsa mbrojtja përbëhet prej Danilos, Marquinhosit, Thiago Silvas e Eder Militaos. Në mesfushë janë Casemiro e Lucas Paqueta, ndërsa treshja që do ta përkrah sulmuesin Richarlison, përbëhet nga Raphina e Vinicus Junior në krah dhe Neymari në qendër.