Sport

Lojtarët e Uruguait futen në procedurë disiplinore

Uruguai - Katar 2022

Katër lojtarë të Uruguait janë në procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme nga FIFA për ndjekjen e tyre të zemëruar të arbitrit pas eliminimit nga Kupa e Botës. Federata uruguaiane e futbollit gjithashtu përballet me një akuzë shtesë për diskriminim, tha FIFA pa dhënë detaje.

Skuadra e Uruguait mendoi se duhej dhënë një penallti në fund të ndeshjes ndaj Ganës, të cilën e fitoi 2:0.

Një gol më shumë do ta kishte dërguar Uruguain në 1/8 e finales në vend të Koresë së Jugut. FIFA tha se Edinson Cavani, Jose Maria Gimenez, Diego Godin dhe Fernando Muslera përballen me masa disiplinore për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” dhe sjellje të pahijshme. Cavani, Godin dhe Muslera po luanin secili në Kupën e tyre të katërt të Botës dhe Gimenez ishte në turneun e tij të tretë. Ata ishin në mesin e një grupi lojtarësh që u përballën me gjyqtarin gjerman Daniel Siebert pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Al Janoub”.