Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski ka refuzuar të konfirmoj nëse ndeshja kundër Francës është e fundit në Kupën e Botës dhe për përfaqësuesen polake.
Polonia u eliminua në 1/8 e finales nga Franca të dielën, pasi u mposht 3:1. Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e vetëm nga penalltia për polakët.
Ai do të jetë pothuajse 38 vjeç në kohën kur Botërori i ardhshëm të zhvillohet në Amerikën e Veriut.
“Fizikisht nuk kam frikë nga gjendja fizike, por ne kemi shumë gjëra të ndryshme jashtë futbollit, pavarësisht nëse lumturia juaj është ende atje dhe çfarë ndodhë përreth. Kështu që është e vështirë të thuhet tani”, ka thënë ish-sulmuesi i Bayern Muenchenit.