Selektorit të Francës, Didier Deschamps nuk i ka pëlqyer që Lules Kounde luajti për 42 minuta me zinxhirë ari në qafë.
Ai ka thënë se stafi i Francës ka menduar se Kounde ka hequr nga qafa, ndërsa ka pranuar fajin për këtë lëshim. Për t’ia hequr nga qafa dy zinxhirët e arit u përkujdes stafi i përfaqësueses franceze.
Ndeshja në mes të Francës dhe Polonisë u zhvillua të dielën dhe i takoi 1/8 të finales të Kupës së Botës. Franca fitoi 3:1.
“Mendova se i hoqi, por me sa duket nuk e bëri. Është faji ynë. Lojtarët nuk lejohen të mbajnë asgjë të ndaluar në trup. I thash se je me fat që nuk jam pranë teje, përndryshe...”, ka thënë Deschamps.