Një foto e vjetër e tregon selektorin e Serbisë, Dragan Stojkoviq me kriminelin Zhelko Razhnatoviq i njohur me nofkën Arkani.
Arkani ishte një kriminel serb dhe komandant i një force paramilitare gjatë luftërave në Jugosllavi , të quajtur Garda e Vullnetarëve Serbë. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit gjatë viteve 1970 dhe 1980 për grabitje dhe vrasje të kryera në disa vende evropiane dhe më vonë u akuzua nga OKB-ja për krime kundër njerëzimit. Njësiti i Arkanit kishte kryer krime lufte edhe në Kosovë. Arkani deri në vdekjen e tij ishte një nga kriminalët më të fuqishëm të Ballkanit. Ai u vra në janar 2000 para se gjyqi i tij mund të mbahej.
Vëmendja te selektori serb, Stojkoviq, erdhi pasi ai tregoi fytyrën e vërtetë të antisportistit në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë të premten. Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkoviqi shau shqiptarët derisa festonte.
Deklaratat e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq, për shqiptarët gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, u bënë virale e u komentuan gjithandej..