Për Granit Xhakën vazhdon të raportohet shumë në mediat zvicerane.
Disa e kritikojnë për veprimet në ndeshjen ndaj Serbisë, por shumë edhe e përkrahin. Gazetari i televizionit zviceran, SRF, Peter Schnyder, ka dhënë vlerësim interesant për Xhakën.
Ai ka arsyetuar veprimet e Xhakës në ndeshjen e nxehtë ndaj Serbisë.
“Granit Xhaka është lojtari më i mirë që ka pasur Zvicra ndonjëherë. Atij i duhen emocionet për të qenë i fortë, siç është”, ka thënë Schnyder.