Me tre gola të bukur të sulmuesve, Franca ka shënuar fitore bindëse ndaj Polonisë për të bërë vend në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.
Të dielën mbrëma, Franca fitoi 3:1 dhe kështu u bë përfaqësuesja e tretë çerekfinaliste, pas Holandës dhe Argjentinës. Olivier Giroud shënoi për 1:0 në minutën e 44-t. Ai shënoi gol të bukur me asistim të Kylian Mbappes.
Giroud me golin e shënuar është bërë realizatori më i mirë në histori të përfaqësueses së Francës. Tani i ka 52 gola, një më shumë se Thierry Henry. Më pas ishte Mbappe që shkëlqeu. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 74-t. Shënoi gol të bukur po ashtu. Edhe më i bukur ishte goli i tretë i Francës, i shënuar nga Mbappe në minutën e 91-të. Mbappe ka 16 gola në 14 ndeshjet e fundit të Francës.
Ka nëntë gola në Kampionate Botërore. Fare në fund Robert Lewandowski shënoi për rezultatin final 3:1. Ai realizoi nga penalltia, në tentimin e dytë. Franca është kampione në fuqi dhe me paraqitjen e së dielës sërish është pretendente e madhe.
Kylian Mbappe ka shënuar edhe një gol në ndeshjen ndaj Poloninë. Për 3:0 në të mirë të Francës ndaj Polonisë, Mbappe shënoi në minutën e 90-të.
Ishte tjetër kryevepër e sulmuesit frandez. Mbappe ka 16 gola në 14 ndeshjet e fundit të Francës.
Në Botërore ka shënuar nëntë gola. Mbappe me tjetër supergol Kylian Mbappe ka shënuar edhe një gol në ndeshjen ndaj Poloninë. Për 3:0 në të mirë të Francës ndaj Polonisë, Mbappe shënoi në minutën e 90-të. Ishte tjetër kryevepër e sulmuesit frandez.
Mbappe ka 16 gola në 14 ndeshjet e fundit të Francës. Në Botërore ka shënuar nëntë gola.
Kylian Mbappe ka shënuar një gol të shkëlqyer me skuadrën e Francës, që po fiton ndaj Polonisë në një të tetën e finales.
Mbappe, i cili e realizoi golin e tetë në Kupa të Botës, shënoi në minutën e 75-të.
Ai doli në pozitë ballore me portierin polak pas një kundërsulmi të shpejtë.
Olivier Giroud ka shënuar golin e vetëm të Francës ndaj Polonisë në një të tetën e finales.
Pas pjesës së parë, Franca është duke fituar ndaj Polonisë me rezultatin 1:0. Giroud shënoi në minutën e 44-t.
U bë golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola dhe e kaloi Thierry Henryn në këtë statistikë.
Franca ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë në një të tetën e finales.
Franca dhe Polonia patën shumë mundësi të mira shënimi, por ishte Giroud, sulmuesi i Milanit, i cili kaloi Francën në avantazh.
Ai shënoi në minutën e 44-t, dhe bëhet golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola. E kalon në këtë listë legjendën, Thierry Henry.
Polonia ka krijuar tri raste të njëpasnjëshme brenda një aksioni në minutën e 38-të të ndeshjes ndaj Francës.
Gjuajtjen e Piotr Zielinskit e priti Hugo Loris, ndërsa më pas edhe dy gjuajtje tjera u bllokuan nga futbollistët francezë.
Pas 22 minutave lojë, Franca është duke dominuar me raste ndaj Përfaqësueses së Polonisë, në ndeshjen e një të tetës së finales.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Al Thumama”, në Doha të Katarit. Francezët kanë rrezikuar nëpërmjet Antoine Griezmanit, Ousmane Dembeles e Aurelien Tchouamenit, por portieri Wojciech Szczęsny, nuk ka lejuar të befasohet.
Polonia po luan ndryshe nga ndeshjet e tjera. Presingu i polakëve është shumë i lartë. Rastin më të mirë e pati Robert Leëandoëski pas 20 minutave lojë, por gjuajtja e tij përfundoi afër portës.