Me largimin e Neymarit nga Barcelona, superylli argjentinas i këtij klubi, Lionel Messi, ka përshëndetur brazilianin përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ishte kënaqësi e madhe që të ndaja këto vite me ty Neymar. Të uroj fat në fazën e re të jetës tënde”, ka shkruar Messi.
Sot Barcelona konfirmoi se Neymar ka shprehur dëshirën për largim dhe se atij i është dhënë leja që të kompletojë largimin. PSG do të jetë destinacioni i tij i radhës. Klubi parisien do të paguajë 222 milionë euro për shërbimet e Neymarit.
Artikuj të ngjashëm